Ndërron jetë këngëtari Ismet Osdautaj

Ka ndërruar jetë këngëtari nga Isniqi, Ismet Osdautaj. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miqtë e tij.

“Është ndarë nga jeta miku i vjetër e familjes sonë, Ismet Osdautaj nga Isniqi i Deçanit. E njoha si ri kur vinte në odën tonë në Gllogjan bashkë me dëshmorin Agim Kuklecin”.

“Ismeti ishte këngëtar shumë i talentuar por që këngën e kishte ndal prej vrasjes së Agimit”, ka shkruar ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selamanaj

Selmanaj pra ka zbuluar një detaj interesant nga jeta e Ismet Osdautajt, pasi i ka rënë dëshmor shoku i tij i ngushtë.

“Kurrë nuk kishte kënduar pas rënies se shokut të tij Agim Kukleci. Ismeti ishte njeri me autoritet dhe me vlera. Prehu në paqe miku ynë Ismet Osdautaj”, ka shkruar Selmanaj.

Kujtojmë se Ismet Osdautaj viteve të fundit ka punuar si Zyrtar për Komunikim, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.