Ndërron jetë komediani dhe shkrimtari i njohur

Komediani dhe shkrimtari, Barry Cryer, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familja e të ndjerit, të cilët treguan për mediat se ai “vdiq i qetë, në gjendje shpirtërore të mirë dhe me familjen rreth tij”. 

Cryer fillimisht u pa nga David Frost, i cili e ftoi atë të shkruante për “The Frost Report”, i cili u transmetua për herë të parë në vitin 1966. Ai ishte i njohur për rolet e tij në filmat: “Run for Your Wife”, ”Bloodbath at the House of Death” dhe “The Magnificent Seven Deadly Sins”. /lapsi.al

___________________

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR

Regjisori dhe producenti Jean-Marc Vallee, i cili fitoi një çmim “Emmy” për regjinë e serialit hit të HBO-së, Big Little Lies dhe drama e të cilit në vitin 2013 “Dallas Buyers Club” fitoi shumë nominime për “Oscar”, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.

Regjisori vdiq papritur në kabinën e tij jashtë Quebec City, Kanada, gjatë fundjavës, sipas përfaqësuesit të tij Bumble Ward, transmeton ‘lapsi.al’.

Familja dhe këshilltarët e afërt të Vallee thuhet se janë ‘tronditur’ nga vdekja, me partnerin e tij producent Nathan Ross që gjithashtu konfirmoi tragjedinë duke bërë homazh në një deklaratë.
“Jean-Marc qëndronte për kreativitetin. Autenticitetin dhe duke i provuar gjërat ndryshe. Ai ishte një artist i vërtetë dhe një djalë bujar, i dashur. Të gjithë ata që punuan me të nuk mund të mos shihnin talentin dhe vizionin që ai zotëronte. Ai ishte një mik. Ishte një partner krijues dhe një vëlla më i madh për mua. Maestros do t’i mungojë shumë. Por është ngushëllim kur dihet se stili i tij i bukur dhe puna me ndikim që ai ndau me botën do të vazhdojë të jetojë”, tha Ross.

Regjisori lindi në Montreal dhe…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult