Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur kosovar, Gjergj Kaçinari.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.
Ai u lind me 25.04.1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova.
Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas Luftës së Dytë Botërore të kompozitorëve në Kosovë.
Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikulluar edhe në libra të ndryshëm. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”.
Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.