Ndërron jetë në moshë të re fotografi kosovar, Meddy Huduti

Ka ndërruar jetë fotografi i njohur kosovar, Meddy Huduti

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e Meddy Huduti, Ikballe Berisha – Huduti, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”.

“Gëzimi i parë i nanës, biri im, Ahmedi, sonta na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do t’i kthehemi, po sot, babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me COVID dhe me shtrëngim gjoksi. Por, do të duroj, se Zoti kështu paska desh.”

“Zoti vendosi të më sprovojë edhe me këtë dhimbje që qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të ekzistojnë në botë. S’keni nevojë për vizitë, ngushëllime në shtëpinë tonë, sepse e gjithë familja jemi keq të sëmurë me virus. Vetëm ju lutemi, bani lutje e kërkim rahmeti për shpirtin e djalit tim, Ahmed, inshallah Zoti e gradon në Xhennet, e shpëton nga azabet e varrit”, shkroi ajo në Facebook.

———————————————————————————————-

LEXO EDHE: Ndërron jetën në moshën 89-vjeçare solistja e parë e Ansamblit, Lili Këlliçi (Madhi)

Lili Këlliçi (Madhi) ishte një personalitet i padiskutueshëm i botës së artit të koreografisë shqiptare për rreth 30 vjet. Hapësira ku ajo punoi, ekzekutoi dhe interpretoi ishte jo vetëm e gjërë, por edhe shumë komplekse. Koha kur vallëzoi që një kohë krejtësisht e pabesueshme për ditët tona dhe shpesh ngjan si një kohë e filmave fiction.

Lejla Këlliçi (Madhi) apo siç e njohin të gjithë Lili lindi në 2 qershor 1932 në kryeqytetin e Mbretërisë Shqiptare, Tiranë.
Familja ku ajo lindi ishte një ndër familjet autoktone më të spikatura të kryeqytetit. Një familje e intelektuale dhe me një traditë të çmuar patriotike. Një familje ku ishte gërshetuar dashuria për Atdheun me dashurinë për dijen dhe ëndrrën evropiane.

Babai i Lilit, Qemal Këlliçi, ish-student i shkëlqyer i “Robert College”, Stamboll dhe nëna e saj Behije Vigani (shkodrane), bijë noteri e rritën Lilin dhe dy vëllezërit e saj binjakë Skifterin dhe Luanin, jo vetëm me shumë dashuri, por me një hapësirë emancipimi dhe një nxitje të vazhdueshme drejt rrënjëve të dijes.

Lili kaloi një fëmijëri të lumtur dhe natyrisht pa nga afër vitet e vështira, por shpresëdhënëse të Luftës Anti-Fashiste Nacional-Clirimtare. Përjetoi dhe betejën me vdekjen kur fill pas luftës kaloi tifon. Të gjitha këto sëbashku me entuziazmin e viteve të para të Çlirimit, gdhendën tek Lili një karakter të fortë, një optimizëm, një dashuri dhe solidaritet për njerëzit që ajo e reflektoi për gjatë gjithë viteve të jetës së saj të gjatë.
Që në fëmijëri ajo tregoi dhunti në artin e kërcimit, duke i mahnitur banorët dhe sidomos vogëlushët e rrugës “Siri Kodra “…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU