Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare kantautorja e njohur

Kantautorja e njohur, Andrea Martin ka ndërruar jetë në moshë 49-vjeçare.

Lajmi u konfirmua për fansat, nëpërmjet një deklarate të postuar nga familjarët në Instagramin e saj, ku bënë të ditur se kantautorja e njohur ndërroi jetë, transmeton ‘lapsi.al’.

“Të dashur familje dhe miq, me një zemër të lënduar ju njoftojmë për vdekjen e bukuroshes sonë Andrea Martin, e njohur edhe si “Annie”.

Andrea do të mbahet mend gjithmonë për pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj familjes dhe miqve. Ndikimi i saj do të vazhdojë të ndihet dhe të dëgjohet për një jetë të tërë.

Ne ju falënderojmë paraprakisht për ngushëllimet, dashurinë, dhembshurinë dhe mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj kohe. Përgjithmonë një legjendë. 14 Prill – 27 Shtator”, thuhej në deklaratë.

Përveç shkrimit të teksteve për këngëtarë të njohur, Martin publikoi në vitin 1998 albumin e saj “The Best of Me”.

————————————————————————————-

LEXO EDHE: Ndërroi jetë aktori që u paraqit në serialin e njohur

Ndërroi jetë aktori në moshën 57-vjeçare aktori Willie Garson, i njohur për rolin e tij në serialin “Sex and the City”.

Lajmi u dha nga djali i tij pa bërë të qarta shkaqet e vdekjes, i cili tregoi vetëm se ndërroi jetë aktori, transmeton ‘a2news.com’.

Në serialin e suksesshëm të HBO, ai luajti rolin e mikut të ngushtë të Carrie Bradshaw. Dhe kohët e fundit kishte punuar në serialin “And Just Like That”.

I lindur në New Jersey në 1964, Garson studioi teatër. Dhe mori një master për artet e bukura nga Shkolla e Dramës në Yale.

Ai më pas mori role të vogla në disa seri televizive të njohura në vitet 1980. Përfshirë Cheers, Family Ties dhe LA Law. Ai gjithashtu u shfaq në disa programe hit të viteve 1990 si The X-Files, Boy Meets World and Friends.

——————————————————————————-

LEXO EDHE: Përkujtohet shkrimtari që ndërroi jetë në burgun komunist