Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare aktori i famshëm

Art LaFleur, aktori i famshëm për interpretimin e legjendës së bejzbollit Babe Ruth në filmin “The Sandlot”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e dha bashkëshortja e tij, Shelley LaFleur, me anë të një postimi në Facebook, transmeton ‘a2news.com’.

Aktori, Art LaFleur, i cili ka interpretuar edhe në filmin e famshëm “Field Of Dreams”, kishte 10 vite që vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Ndërsa në karrierën televizive spikasin rolet e tij në serialet “The A-Team”, “Baywatch”, “Coach”, “Doogie Howser” apo “The Mentalist”.

———————————–

LEXO EDHE: KUSH ISHTE FADIL KRAJA, SHKRIMTARI QË DJE NDËRROI JETË?

Nga viti 1972 deri më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë. Duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë. Si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë. “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.

Teatri i Gjakovës për herë të parë është inaguruar me dramën “Fisheku në pajë”. Dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”.

Ne Teatrin e Strugës eshte shfaqur drama “Hisja e diellit”, ne Teatrin e Tuzit eshe luajtur drama “Tronditje”. Dhe ne shqiptarët e Detroit të SHBA është luajtur drama “Jorgani”. Dramat e Fadil Krajes shquhen për patriotizem, per dashurinë për atdheun e popullin.

Dyzet vite më parë ne Klinë të Kosovës u shfaq drama “Baca i Gjetajve” që përveç ndikimit në ndërgjegjen kombëtare të banorëve të kësaj ane, solli edhe raprezalje nga pushteti sllavo-komunist i Beogradit.

Disa nga drejtuesit e kulturës atje të asaj kohe u burgosën. Por shkrimtarit iu bë më vonë një dhuratë suprize krejtësisht e veçantë prej Klinës…