Ndërron jetë nga COVID-19 njëri nga fotografët më të vjetër në Kosovë

Foto ilustrim

Në moshën 80-vjeçare ka vdekur njëri nga fotografët më të vjetër në Kosovë si dhe babai i dy dëshmorëve, Agush Qorri.

Këtë e ka bërë të ditur nipi i tij, Etrit Qorri përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas tij Qorri kishte vdekur pas një beteje të shkurtër me virusin COVID-19, kurse varrimi do bëhet vetëm në prezencë të familjarëve.

“Ju njoftojmë se pas një beteje të shkurtër me COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80 vjeçare ka vdekur gjyshi im,baba jonë, Agush Qorri. Ai njihej si fotograf që nga viti 1967 dhe si baba i dy dëshmorëve.
Për shkak situatës së rëndë me pandeminë varrimi bëhet vetëm nga familjarët e ngushtë dhe nuk jeni të obliguar të vini në ngushëllime sipas traditës,” thuhet në njoftim.