Ndërron jetë profesori i njohur kosovar, Shyqri Kelmendi

Ka ndërruar jetë profesori kosovar Shyqri Kelmendi.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri, Valon Murati, i cili shkruan se Kelmendi ishte ndër shqiptarët më të ditur në fushën e mineralogjisë dhe xehetarisë.

“Sigurisht ka qenë ndër njohësit më të thellë të Trepçës”, shkruan tutje Murati.

Postimi i tij i plotë:


Lexo edhe:

NDRIÇIM KULLA RRËFEN TELEFONATËN ME KASTRIOT MYFTARAJN DY ORË PARA SE TË NDËRRONTE JETË: “KISHTE FRIKE SE…”

Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vet ëvr asjen duke u hedhur nga pallati ku banonte në rrugën “Ali Demi“.

Në një intervistë ekskluzive për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt i cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.

Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vri s nin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur…

Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?

Ai komunikonte herë pas here me mua, por shumë të afërt nuk ishim. Gjatë kësaj kohe doktor Mentor Petrela më pyeste çfarë do bënim për shkak se kishte një diagonozë për Kastriotin. Ai bënte një gjumë të pavetdijshëm në kafene. Unë mendoj se nëse ka pasur tumor nuk do e kishte kaq agresiv. Ai mendonte si të mjekohej dhe më pyeste për këtë.

I kisha dhënë disa alternativa. Doli nga spitali, dhe mendonte si të ikte jashtë. Nuk më tregonte shumë, i mbante për vete. Para 2 ditësh isha në Sarandë, më mori në telefon dhe më pyeste për pulsin. I dhashë disa instruksione se çfarë bëja unë për pulsin. Më pyeti edhe dje, por më tha që kishte qenë i qetë. Nga data 10 do ikte në Zvicër. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk mund të imagjinoj asgjë. Por ai ishte i qetë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU