Ndershmëria është një dhuratë e çmuar. Mos e prit nga njerëz të pavlerë!

ObserverKult ua sjell disa thënie të Warren Buffett:

Kurrë mos e mat thellësinë e lumit me të dyja këmbët.

Rregulli i parë: mos humb! Rregulli i dytë: mos harro kurrë rregullin e parë.

Ndershmëria është një dhuratë e çmuar. Mos e prit nga njerëz të pavlerë.

Çmimi është çfarë paguan. Vlera është çfarë merr.

Nëse blen gjëra që s’të duhen, shpejt do të shesësh gjërat e domosdoshme.

Të investosh është e thjeshtë, por s’është e lehtë.
 
Opinioni publik nuk është zëvëndësuesi i mendimit.

ObserverKult


Lexo edhe:

BOB DYLAN: VDEKJA NUK ËSHTË FUNDI

Vdekja nuk është fundi, nga Bob Dylan

Kur je i trishtuar e i shkretuar
Dhe miku s’të gjendet kund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund

Dhe të gjitha që i kishe të shenjta
Shemben e nuk ndreqen kund
Sall mbaje mend me vdekje gjë s’merr fund
S’merr fund, s’merr fund

Kur gjendesh në udhëkryqe
E shtegdalje nuk sheh kund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
Dhe të gjitha ëndrrat të janë zbehur
E ardhmëria s’duket kurrkund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
S’merr fund, s’merr fund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund

Dhe kur re stuhie të rrethojnë
E shirat e rëndë janë të pafund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund

Dhe kur s’ka kush të të ngushëllojë
E dora ndihmëtare s’shihet askund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
S’merr fund, s’merr fund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund..

Poezinë e plotë e gjeni KËTU