Ndërtesa gati 100-vjeçare shndërrohet në muze unik në Kosovë

Kosovës po i shtohet një muze unik. Bëhet fjalë për Hidroelektranën, ndërtesë në qytetin e Prizrenit, e cila ka pothuaj 100 vjet jetë.

Lajmin për muzeun e bëri të ditur në rrjetet sociale, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit”, është shprehur ministri Çeku.

Menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.

Historia e Hidroelektranës është e lidhur ngushtë me historinë e elektrifikimit në Kosovë. Ndërtesa ndodhet në pjesën lindore të Prizrenit dhe paraqet një nga hidrocentralet e para të ndërtuara në vend.

E ndërtuar në vitin 1929, ndërtesa ka furnizuar qytetin me energji elektrike për dyzet e katër vjet. Furnizimi me energji elektrike ka ndikuar në hapjen e kinemasë së parë në qytet dhe zhvillimin e zanateve të reja.

Fillimisht hidrocentrali furnizonte institucionet publike, banesat e njerëzve të pasur, mullinjtë dhe njësitë tregtare.

Për shkak të mungesës së kapacitetit dhe pajisjeve të vjetëruara, hidrocentrali ndaloi së funksionuari në vitin 1973. Në vitin 1975, ndërtesa u adaptua në Muzeun e Historisë Elektrike të Kosovës./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHEN ÇMIMET TRADICIONALE PËR MUZIKË NGA MINISTRIA E KULTURËS

Në Ditën Botërore të Muzikës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet tradicionale në këtë fushë.


Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” iu nda kompozitorit, Prof. Rafet Rudi.

Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, kompozitorit z, Kreshnik Alickaj, për veprën Simfoni Nr.4.

Për vepër kamertale çmimi u nda tek dy kandidatë: z. Ersan Januzi dhe z. Hajrullah Zyla, kjo për shkak që të dy veprat janë të trajtuara në mënyrë profesionale, si nga ata teknike, dramatike. gjuha muzikore etj.

Ndërsa çmimi për vepër soliste dhe duo iu nda kompozitorit z. Memli Kelmendi.

Anëtarët e jurisë për ndarjen e çmimeve vjetore për muzikë ishin:
Stephane de Gerando – kompozitor, Francë

Kushtrim Gashi – kompozitor, Kosovë, Gjermani

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult