Gjatë punimeve për ndërtimin e bypassit të Apolonisë janë zbuluar gjurmët për një varreze masive antike.
Varreza ndodhet jashtë murit rrethues të qytetit të lashtë.
Sipas arkeologëve varreza masive që janë gjetur në murin rrethues të qytetit të lashtë i përkasin periudhës romake, shekulli i parë pas Krishtit.
Të kontaktuar, arkeologët që po punojnë në këtë zonë nuk kanë preferuar të japin detaje në lidhje me ecurinë e gërmimeve por nga ana tjetër banorë të zonës kanë konfirmuar që gërmimet janë ndëprerë që në 11 maj që nga nisja e ndërtimit të bypassit të Apolonisë.
Neritan Ceka është këshilltar i projektit të gërmimeve në rrugën që lidh bypass e Fierit me Apoloninë.
“Gërmimet nisen disa javë më parë. Ministria vendosi të gërmohej në territorin jashtë parkut pasi nga sondazhet doli se ka objekte arkeologjike nëntoke. Sondazhet u bënë si procedurë përpara nisjes së punimeve për lidhjen mes Apolonisë dhe By pass-it. Tani me këtë zbulim jo vetëm që për rrugë nuk do vazhdojnë punimet por Apolonisë i shtohet një thesar i trashëgimise kulturore. Zbulimi jep te dhëna te reja për jetën në Apoloni dhe rrethina ne antikitekt”, ka thënë ai./abcnews.al