Në qytetin kinez të Harbin, kryeqendra e provincës very-lindore të Heilongjiang, nga 5 janari i 1984 mbahet festivali ndërkombëtar i akullit dhe dëborës.
Cdo vit një qytet i tërë merr formë, me gratacela, kështjella dhe evente për turistët.
Parku që është i madh 600 mijë metra katrorë, fton vizitorët që mund të shohin veprat e skulptorëve nga e gjithë bota, të gjithe atje për të konkurruar në një konkurs vjetor.
Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës së Akullit dhe Snowit Harbin u frymëzua nga fenerët tradicionale të Heilongjiang, të cilat ishin gdhendur nga akulli dhe të ndriçuara nga qirinj, transmeton Oranews.
Në vitin 2020 po festohet 36 vjetori i këtij festivali, dhe tani konsiderohet si një nga festivalet më të mira të dimrit në botë, duke u bashkuar me radhët e Festivalit të Snowit të Sapporos në Japoni, Karnavalet e Kanadasë dhe Holmenkollen Ski Festivalit të Norvegjisë./ ObserverKult