Ndihmës regjisori që i dha armën aktorit reagon ndaj vrasjes së kineastes

Ndihmës regjisori, i cili i dha Alec Baldwin një armë me një plumb të vërtetë, ka folur për herë të parë publikisht për vdekjen aksidentale të Halyna Hutchins.

Në një deklaratë për New York Post, Dave Halls nuk dha detaje mbi incidentin në New Mexico, por u shpreh se ishte  i tronditur dhe  nga vdekja e saj.

“Halina Hutchins nuk ishte vetëm një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar, por edhe një shoqe”, tha Halls.

“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e saj. Shpresoj se kjo tragjedi do ta shtyjë industrinë të rivlerësojë vlerat dhe praktikat e saj. Për të siguruar që askush të mos lëndohet përsëri përmes procesit krijues”, deklaroi ndihmës regjisori , transmeton ‘lapsi.al’. 

Sipas dokumenteve të gjykatës, Halls i tha Baldwin-it se arma ishte e sigurt kur ia dorëzoi gjatë provave.

Autoritetet e qarkut Santa Fe po hetojnë ngjarjen dhe prokurori përgjegjës për çështjen nuk e ka përjashtuar ndjekjen penale.

————————————————–

LEXO EDHE: VRAU AKSIDENTALISHT NË SHESHXHIRIM 42-VJEÇAREN, FLET PËR HERË TË PARË ALEC BALDWIN

Alec Baldwin foli për herë të parë me gazetarët pas episodit tragjik, ku vrau në sheshxhirim drejtoreshën e fotografisë së filmit “Rust”.

Aktori theksoi se është pro masave shtrënguese mbi përdorimin e armëve në sheshxhirimet e filmave. Për të rritur sigurinë e punonjësve.

“Çfarë doni të dini? Një grua vdiq, ishte mikesha ime. Kur shkova në Santa Fe për të nisur xhirimet, hëngra darkë me të dhe me regjisorin. Ishim një ekip që shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Dhe ajo që ndodhi ishte e tmerrshme”, tha Baldwin. Ndërkohë që gruaja e tij regjistronte me celular gazetarët e grumbulluar, transmeton ‘a2news.com’.

Aktori theksoi se është urdhëruar nga autoritetet që të mos flasë për detajet e ngjarjes, pasi hetimi është në zhvillim e sipër, por shtoi se me policët flet çdo ditë për të sqaruar incidentin që çoi në vdekjen e 42-vjeçares Halyna Hutchins…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU