“Ndizja muzikën e qaja fshehurazi” historia e shqiptarit që u largua 12 vjeç dhe tani është drejtor kolegji në Londër

U largua vetëm kur ishte 12 vjeç nga qyteti i lindjes Burreli, për t’u vendosur më pas në Angli ku sot ka arritur të integrohet në mënyrën më të mirë.

Enver Ruçi, Drejtor Aplikimi dhe pranimi në një Kolegj në Angli, në një intervistë të dhënë për emisionin ABC-ja e Mëngjesit ka treguar me detaje rrugëtimin e tij të vështirë.

Në fillim ai është shprehur se ka pasur vështirësi me nisjen e jetës në Angli. Kjo pasi që nuk e dinte gjuhën dhe ishte i bullizuar nga shokët.

Ai është shprehur se herë pas here duke qenë larg familjarëve të tij, qante dhe përpiqej që të gjente një forcë për të bërë përpara.

“Në moshën 12 vjeçare jam nisur për në Angli, në fund të shtatorit 1999. Në nëntor kam arritur, pas një muaj e pak rrugë.

Unë jam nisur bashkë me disa persona të tjerë që nuk e kishim menduar se do të zgjaste aq shumë. Me ndihmën e njëri-tjetrin ja arritëm.

Ka qenë shumë e vështirë pasi nuk dija gjuhën. Mësuesja fliste vetëm anglisht dhe nuk e kuptonim. Ishim shumë të bullizuar, pasi nuk kuptoja. Por pas një viti filloi dhe lehtësimi.

Fillimet kanë qenë shumë të vështira. Tashmë jam i martuar dhe kam tre vajza. Jam mirënjohës për familjen që më kanë dhënë. Po ashtu suportin më të madh për të ndjekur studimet”, ka thënë ai.

Ndër të tjera shqiptari shprehet se në fillim ka bërë punë të ndryshme si një mënyrë për të gjetur veten dhe për t’u bërë pjesë e jetës angleze.

“Kam punuar punë të ndryshme. Në fillim kam qenë në një fabrikë birrash, dhe kur mbarova shkollën më thanë rri këtu. Por i kisha premtuar prindërve se do të mbaroja universitetin dhe u shkëputa nga fabrika e birrës.

Më pas në Bimirgan gjatë studimeve promovoja edhe këngëtarët që vinin për koncerte. Si shumica e atyre që janë në Angli që marrin një lloj kredi për të paguar studimet dhe për akomodimin, dhe kur fillon punën e marrin ato detyrimin”, është shprehur ai.

Ndërkaq sa i përket punës së tij prej 15 vitesh në Kolegjin ku edhe është aktualisht, ai thekson se në fillim e ka nisur punën në Call Center dhe pas disa vitesh si pjesë e strukturave të ndryshme të Kolegjit arriti të siguronte dhe postin e drejtorit.

“Kam bërë punë të ndryshme në fillim në kolegj e kam nisur nga call centeri, me regjistrim studentësh për shkollën, kam punuar për monitorim provimi për studentët për rreth 9 muaj.

Më pas kam qenë menaxher për sistemin e kolegjit për 4 vite, dhe më pas te roli i teknikëve ku monitoroja punën në departamente të ndryshme, dhe më pas arrita që të marr këtë rol që kam”, ka thënë ai./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

JIM BELUSHI, KORÇARI QË NUK TRADHTOI RRËNJËT: JA SI U RRITA UNË, DJALI I NJË EMIGRANTI!

“Të rritesh në Çikago si djali i një emigranti nga Shqipëria, e bën interesante kur kthehem në kohë dhe kuptoj se si ka ndikuar tek unë”. Nuk janë fjali dosido. Por janë të thëna nga një nga aktorët e famshëm të Hollywood, Jim Belushi

Jim Belushi është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses. Ai është djali i një emigranti shqiptar. Është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka përmendur gjithmonë.

“Në vitin 2007 pata fatin të isha e ftuara speciale e Kishës Ortodokse Shqiptare”, shton ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult