Ndoc Shabe rrëfen ëndrrën për muzeun në Plezhe

Koleksionisti i rrallë i etnografisë Ndoc Shabe, në një intervistë për abc rrëfen ëndrrën, për realizimin e një muzeu në fshatin Plezh, të Lezhës. Objektet që ai posedon janë të larmishme dhe të hershme. Historia e tij është sa frymëzuese, po aq edhe aventureske.

Ideja e ruajtjes së rrënjëve të krahinës së Zadrimës dhe zonës së Mbishkodrës, përmes realizimit të një muzeu, thotë se i  lindi 6 vite më parë, pasi ai kaloi një  infarkt, e ku u detyrua që të shkëputej nga profesioni i mësuesit të gjuhë-letërsisë.

Prej asaj kohe ai nuk rend së kërkuari në cdo cep të krahinës së Zadrimës dhe përtej  Bunës  objekte etnografike,   e ku shpeshherë ai shpenzon të gjithë pensionin për një relike të vetme./abcnews