Histori në Golden Globes. Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për çmimet ‘Golden Globes’.
Kjo shënon herën e parë që më shumë se një grua garon për çmimin prestigjioz.
Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar për filmat e famshëm “Woman”, “One Night in Miami” dhe “Nomadland”.
Të nominuarit për çmimet kryesore janë shpallur, por aktorët, producentët e regjisorët do të presin mbrëmjen e 28 shkurtit, për të rrëmbyer cmimet.
Edicioni i 78 i Golden Globes mbahet 2 muaj me vonesë për shkak të pandemisë, teksa shkurti njihet si muaji i cmimeve Oscar.