Ndodhi në Shqipërinë komuniste: E tmerrshme çka bënte një familje me trupat e atyre që ekzekutoheshin

Foto ilustrim

“Le Populaire” ka botuar, të premten e 16 shtatorit 1927, në ballinë, një shkrim rrëqethës mbi historinë e kanibalit të Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një kasap shqiptar furnizohej nga trekëmbëshi

“Prej disa kohësh ishte vërejtur në Tiranë, që pas varjeve, trupat e të dënuarve hiqeshin natën nga trekëmbëshi, nga duar misterioze dhe zhdukeshin.

Policia u vu në kërkim dhe kapi një burrë në orën 11:00, ndërsa po ulte një trup të pajetë dhe po e fuste në një thes.

Xhandarët pasi e ndoqën këtë individ, vunë re se ai ishte një mishpjekës nga Tirana, që therte (priste) trupat dhe i punonte për të përgatitur pjata (meze) shumë të vlerësuara nga shoqëria e Tiranës.

Gruaja dhe dy vajzat e tij, u burgosën me të.”

—————————————————————-

LEXO EDHE: M’I FUSNIN KËMBËT ZBATHUR NË PRUSH DERISA MË BINTE TË FIKËT

I arrestuar që në rini, pasi provon torturat çnjerëzore në hetuesinë e kohës, vuajtjet e urisë në Burgun e Burrelit, sëmuret rëndë dhe përfundon në internim për gjithë pjesën e mbetur të jetës deri në vitin 1991. Kjo është historia e Avni Bejkovës nga Kolonja, nip i Safet Butkës, anëtar i Ballit Kombëtar, të cilit iu fal jeta nga kryeprokurori komunist, që qëlloi mik fëmijërie i tij, për të nisur një kalvar vuajtjesh me urinë e tejskajshme në burg e nëpër spitale.

Në pjesën e parë të dëshmisë së tij, Bejkova tregon si u krijua Balli Kombëtar në Kolonjë, konfliktin me komunistët, arrestimin dhe torturat në hetuesi. Pjesa e dytë e dëshmisë së tij sjell të gjallë tablonë e vuajtjeve në burgun famëkeq të Burrelit, që i përngjan kampeve naziste.

Lufta, si u krijua Balli Kombëtar në Kolonjë

“Unë kam lindur në Kolonjë, më 1926. Rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike të mirë për kohën, natyrisht e një rrethi që kish aktivitet politik. Më 5-6 të Prillit 1939, u bënë demonstrata anti-italiane…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU