Ndoshta Abrahami as që e ka bërë atë që thotë rrëfenja?!

Lavdia e rreme e Abrahamit nën filozofinë analitike dhe paradoksale të filozofit Soren Kierkegaard:

Ndoshta Abrahami as që e ka bërë atë që thotë rrëfenja, ndoshta për shkak të zakoneve të atyre kohëve, ka qenë diçka krejtësisht e ndryshme, dhe atëherë le ta harrojmë Abrahamin, sepse, për çfarë vlen të kujtuarit e asaj të kaluare që nuk mund të bëhet e tashme?

Ndoshta predikuesi diçka që i përgjigjet shpërfilljes morale të detyrës atërore. Me fjalë të tjera, nëse besimi zhduket duke u shndërruar në Nul dhe Nichts, nuk mbetet gjë tjetër përveç faktit të tmerrshëm që Abrahami deshi ta vriste Isakun, çka është mjaft e lehtë për t’u shkërbyer nga kushdo që nuk beson- pra, ajo çka ia bën të vështirë është besimi.

Sa për mua, nuk më mungon kurajoja për t’i shkuar mendimit gjer në fund. Gjer tani s’kam pasur frikë nga asnjë mendim dhe, nëse do të ndesh ndonjë që t’ia kisha frikën, shpresoj se të paktën do të jem aq i ndershëm sa të them: Ky është një mendim që më tremb, që më trondit, prandaj nuk do të ndalem tek ai për ta menduar.

Nëse jam i gabuar, ndëshkimi do të më vijë doemos. Nëse do ta kisha pranuar si të vërtet gjykimin se Abrahami qenkësh vrasës, nuk e di me siguri a do të isha në gjendje të heshtja për atë nderim që kam ndaj tij. Por, nëse do të kisha menduar, pas çdo gjasë nuk do të thosha asgjë, se njeriu nuk duhet t’i shtijë të tjerët në të tilla mendime. Por Abrahami nuk është kurrëfarë iluzioni, ai nuk fjeti mbi dafina, as bëri emër në sajë të ndonjë trilli të fatit.

Vetëm nëpërmjet besimit mund të arrish sadopak Abrahamit, e jo nëpërmjet vrasjes.

ObserverKult


Lexo edhe:

18 THËNIE NGA ABRAHAM LINKOLN: GJITHÇKA QË JAM APO SHPRESOJ TË JEM, I DETYROHEM NËNËS SIME