Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova ishte i ashpër ndaj egocentrizmit në letërsi

ndue ukaj europës ajër

Nga Ndue Ukaj

Në një intervistë të vitit 1979, Ibrahim Rugova, asokohe, krijues e kritik letrar, flet ashpër kundër egocentrizmit në letërsi, shkaqet e së cilit, sipas tij, lidhen me “një elemente sociopatik”, kurse “në planin individual, si element psikopatik, të atyre autorëve që duan dhe që realizmin e vet e shohin në shembjen e tjetrit.

Këtë dukuri e përcjellin mjaft elemente të tjera, si privatizimi, xhelozia dhe ambiciet e sëmura, karrierizmi, liderizmi letrar e shoqëror, dëshira për të dominuar e që kryesisht lidhet me impotencën krijuese.”

Më tej, duke zhvilluar mendimin e tij për këtë çështje, ai thotë se dukuria e tillë lulëzon kur krijohet njëfarë indiference e përgjithshme.

Rugova mendon se kjo çështje, nuk prish shumë punë, “po të mbetet vetëm çështje e individit krijues, por kur këta marrin poste, i mënjanojnë njerëzit e talentuar”, dhe kjo, sipas tij “është e keqe e insititucionalizuar.”

Duke zhvilluar mendimin e tij, ai shton:

“Kështu ky egocentrizëm bëhet tekonokraci shkencore e letrare atje ku krijohet, mësohet e studiohet letërsia dhe për ta mbajtur veten gjithmonë e kërkon antitalentin, jopunëtorin, servilin dhe poltronin.”

ObserverKult


ndue ukaj:

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA NDUE UKAJ: KOHA PËR GJËRA TË BUKURA

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Ndue Ukaj:

Biletat

Biletat i blejmë me çmimet që i përcakton tregu.
I kalkulojmë ndjenjat, mërzinë dhe gëzimin;
dashurinë minus mungesën e saj 
dhe shohim sesi matematika shpie në rezultate të gabuara.

Të hutuar nëpër stacione ardhjesh e pritjesh gabojmë rrugën.
Presim trenin që shpie kah gëzimi, por ai na çon në dyert e trishtimit.
Pastaj të hutuar kthehemi prapa dhe e shohim se kemi humbë shumë.
Një termin pune, një kafe me personin e dashur që e prisnim gjatë
apo pjesën e fundit të një romani që e lamë pa përfunduar.

E mbyllim ditën dhe biletat i gjuajmë në hedhurina,
por nesër sërish na duhet një biletë e re.
Një rrugë për të parë piktura madhështore në Luver,
ose një shëtitje në mrekullitë e Romës
apo një përqafim buzëmbrëmje te deti i kujtimeve të mira.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult