Në 125-vjetorin e lindjes së Lasgush Poradecit: Poezitë e tij flasin gjermanisht…

Në 125-vjetorin e lindjes së poetit Lasgush Poradeci, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Ambasada Austriake në Tiranë, zhvilluan nje veprimtari kulturore kushtuar poetit të jashtëzakonshëm.

Gjatë veprimtarisë u prezantua edicioni special i revistës së njohur letrare “Lichtungen” të Landit të Styria-s, e cila i kushtohet poetit Poradeci.

Në revistën dygjuhëshe (gjermanisht dhe shqip) poezitë e Lasgush Poradecit mund të lexohen për herë të parë edhe në gjermanisht, krahas teksteve të autorëve bashkëkohorë shqiptarë dhe austriakë.

Në kuadër të këtij aktiviteti u çel edhe ekspozita e titulluar “Lasgush Poradeci në 125-vjetorin e lindjes”.


Në këtë veprimtari morrën pjesë nëndrejtoresha e së BKSH-së, dr. Etleva Domi, Ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, drejtuesja e Bibliotekës së Landit të Graz-it, Katharina Kocher-Lichem, artistja vizuale, Lori Lako, publikuesja e revistës “Lichtungen”, Andrea Stift-Laube, albanologut Robert Pichler, si dhe përkthyes, botues, studiues e studentë./ATSH

/ Atsh

ObserverKult


ervin hatibi

Lexo edhe:

ERVIN HATIBI: PËRMBI REVOLUCIONIN

Poezi nga Ervin Hatibi

Më mbaruan cigaret në stacion të autobuzit
Duke pritur revolucionin tjetër
Këtu kam mbetur
Gozhdë e përzhitur, e shtrembëruar
Nëpër shkrumbin e kishës së djegur.
Si nëpër pistoleta me mulli
Të gjithë janë futur kokë më kokë
Nëpër shtëpi
Gjithë revolucionet të parafundit janë
E gjithnjë jeta ime e fundme, e fundit
Lirë mi bleve lotët, mi bletë
Krejt trupi më dhimbte nga dashuria
Për popullin e barrikadën.
Dua të vdes e ta harroj
Ta vjell. Dua të vdes kot
Ose hiç të mos vdes nëse duhet
Të vdes me qëllim
Do marr një lypës të mitur mulat
Ta ngroh e ta rris ndyrë
Ju ftoj të gjithëve në strofkën time
Të më pështyni në fytyrë
Veç të mos më provokojë njeri me plagët e veta.
Por rroftë, rroftë flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjetër
Në ardhtë prapë dita, në rrugë prapë do jem
Me gurë do godas patjetër
Ata që janë grumbull

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult