Josif Gjipali dhe Zana Çela janë sërish në garë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore. Ndonëse Ministria e Kulturës nuk ka publikuar ende listën e kandidatëve të deritanishëm, në pritje të aplikimeve të tjera deri në 6 maj, pas drejtores aktuale të TKOB, edhe Gjipali ka konfirmuar për “Report tv” kandidaturën e tij.
Kujtojmë se tenori i njohur dhe Çela kanë qenë finalistë të garës për Drejtor të Përgjithshëm të “Operas” edhe në 2016-ën pas largimit të Ilir Kernit, por në atë kohë zgjedhja e kryeministrit Edi Rama, ishte pikërisht drejtorja e tanishme, prej afro 6 vitesh në detyrë.
Josif Gjipali ka një karrierë të pasur dhe ka interpretuar në skenat më prestigjioze të Evropës.
6 vite më parë ai premtoi një reformë të thellë për teatrin, dhe të krijonte një perspektivë të re për artistët dhe institucionin, por garën e fitoi Çela./shqiptarja.com
Lexo edhe:
ZIJA ÇELA: ME KËMBËT E MIA PO SHKOJ VETË NË VARREZA…
ObserverKult