Në fshatin Shpenadi te Prizrenit është zbuluara një tumë ilire e cila sipas arkeologëve thuhet se i takon periudhës se bronzit.
Arkeologu Shafi Gashi pohoi se këtë tumë e kishte zbuluar rastësisht derisa po bëhej hapja e një rruge të re në fshatin Shpenadi.
Nga matjet dhe hulumtimet e para sipas arkeologut Gashi, del që ky varr antik të jetë njeri prej më të mëdhenjëve të zbuluar në Kosovë.
Rreth asaj që fshihet nën sipërfaqen e kësaj kodrine banorët e Shpenadisë gjithmonë kishin pasur dyshimet e tyre, duke qenë se 70 vjet më parë Gjon Çun Spaqa, bashkë me vëllain e tij teksa ishin duke lëvruar arën rastësisht kishin zbuluar edhe një varr, për të cilin tha se ishte i pazakonshëm.
Duke qene se hulumtimet janë në fazën e fillestare, për t’u njohur më mirë më gjithë çafër kjo tumë prezanton do të na duhet të presim edhe ca kohë./21Media