Albumi i nënshkruar nga John Lennon, pak orë para se të qëllohej për vdekje, pritet të tërheqë miliona dollarë në ankand.
Ylli i “Beatles” nënshkroi një kopje të “Double Fantasy” për vrasësin e tij, Mark David Chapman, pak para se të pushkatohej dhe të vritej, në moshën 40-vjeçare, më 8 dhjetor 1980.
Ditën e vdekjes së tij, John nënshkroi një kopje të albumit, rreth orës 17:00, për admiruesin e tij, tani 65-vjeçarin e burgosur Mark, para se të goditej me një mori plumbash në 10:50, mbrëmjen e asaj dite, kur dhe u shpall i vdekur 10 minuta më vonë, transmeton ‘konica.al’.
Albumi i nënshkruar pritet të dalë në ankand dhe të shitet për 2 milion dollarë.