Në betejë për jetën, i madhi Mane Lumani lihet vetëm… shifra qesharake që u mblodh

Mane Lumani, një nga katër Parodistët e Vlorës, është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore. Në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit, Mania i humorit shqiptar vuan pamundësinë financiare për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Në nëntor të vitit të kaluar ai kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të dhuruar me aq mundësi sa të kishin, sepse familja vetë nuk i përballonte dot kostot. Mane Lumani nuk merr as pension special nga shteti, edhe pse i ka dhënë shumë vendit dhe popullit shqiptar.

Gazetari Ergys Alushi ka publikuar së fundi një foto me paradistin vlonjat. Ai thotë se nga kërkesa për ndihmë, për të janë mbledhur vetëm 200 euro dhe 500 lekë. Bashkia e Vlorës e ka injoruar.

“Legjenda kryen një operacion të vështirë në datën 1 shkurt dhe ndihma e njerëzve për të ka qenë vetëm 200 euro dhe 500 lekë! Bashkia e Vlorës e ka injoruar kërkesën e “Mjeshtrit të Madh” për ndihmë financiare për të kryer operacionin! Legjenda nuk kërkon lëmoshë, por minimalisht respekt e mirënjohje në të gjallë për atë që ka dhënë me humorin e tij”, shkruan gazetari. /preferenca-al.com

_______________________

Lexo edhe:

ROLAND TREBICKA, AKTORI QË PO I MUNGON SKENËS SHQIPTARE

Roland Trebicka lindi në Korçë më 17 janar 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje.

Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktorë të tjerë të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult