Në bibliotekën e Ferizajt ruhet një nga librat më të vjetër

Në bibliotekën e Ferizajt “Sadik Tafarshiku”, ruhet një nga librat më të vjetër, “Peoria City Directory.

Ky “libër që paraqet më të vjetrin libër, material të shkruar”, u botua në Illinois më 1877. Libër ky i sjellë së fundi në këtë qytet nga një bashkëatdhetar, transmeton ‘gazetametro’.

“Vetëm 4 vite pas themelimit të Ferizajt, më 1877 u botua në Illinois libri me titull “Peoria City Directory” që paraqet më të vjetrin libër, material të shkruar, që ruhet sot në Bibliotekën “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, dhuruar kjo nga bashkëatdhetari ynë Bajram Maloku”, kishte njoftuar Agim Aliu, kryetari i Ferizajt.