Regjisori i njohur, Mevlan Shanaj sot në ditëlindjen e tij të 78-të, ka kujtuar disa fjalë me shumë vlerë të nënës së tij.
Përmes një fotografie të cilën e ka postuar në rrjetet sociale ku shihet së bashku me gruan e tij, ka theksuar se fjalët me vlerë të nënës së tij nuk i ka shkelur asnjëherë.
Postimin të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale, Shanaj thotë se e ka shkruar sot nga Mali i Tomorrit në orën 05:00 të mëngjesit, për të kujtuar orën kur ka ardhur në këtë botë.
Postimi i plotë i Mevlan Shanaj:
Më vijnë në ment herë pas here fjalët e nënës. “Mos ja kërko tjetrit atë që nuk e do për vete”. “Bëje të mirën, hidhe në det”, ” Çdo njeri e ka një nënë, ajo e di ç’është dhimbja”.
Në mënyrë instiktive gjatë gjithë jetës, këto porosi nuk i kam shkelur!
Do isha i lumtur, të lija një vragë në mendjen e pasardhësve të mi!
I bindur se do jetë pasuria më e çmuar që do t’u lë dhe kur ata të jenë në moshën time. Të kujtojnë se çfarë dëshire kisha të trashëgonin!
E shkrova sot nga Mali i Tomorrit në orën 5.00 të mëngjesit(-15). Për të kujtuar orën 5.00 të 1945 që qava kur erdha në këtë botë!
ObserverKult
Lexo edhe:
YLLKA MUJO: SI MË BINDI MEVLAN SHANAJ TA PRANOJA ROLIN ME VETËM NJË FJALI QË E THA…
Yllka Mujo foli kohë më parë për filmin “Lule të kuqe, lule të zeza”
“Kur Mevlan Shanaj erdhi dhe më solli skenarin e filmit më tha: ‘Kur Natasha e shkroi këtë skenar të ka pasur në mend ty’ dhe unë mbeta e shokuar.
U dashurova me këtë rol sepse ishte shumë i vërtetë, ishte brenda një bote kaq komplekse, saqë unë nuk e kisha jetuar asnjëherë. Mendova, edhe sikur të jetë ky roli i fundit i realizoj pritshmëritë e mia. Kishte një fuqi dramatike të jashtëzakonshme”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult