Në emër të atdheut vranë, vodhën, plaçkitën, ndërtuan karrierë…

atdheut

Në emër të atdheut vranë, në emër të atdheut vodhën, në emër të atdheut plaçkitën, në emër të atdheut bën karrierë, në emër të atdheut ishin përjashtues, në emër të atdheut folën.
Atdheun e kufizuan tek vetje e tyre, besuan se ata ishin atdheu dhe se kushdo tjetër nuk e meriton këtë atdhe. Në vend që përpjekjet e tyre t’i vënë në shërbim të atdheut, e vunë atdheun në shërbim të interesave të tyre.
Kur u mbush kupa me poshtërim, kur zullumi arriti kulmin, kur të tjerët u zemëruan me atdheun dhe e shpallën armikun e tyre, e shkelën me këmbë, e dogjën, ia pështynë simbolet dhe fytyrën, sigurisht në çaste zemërimi dhe irritimi…
Atëherë, avokatët e atdheut u rebeluan kundër fyerjes dhe kundër përdhosjes së atdheut, por harruan se ishin ata që e kishin shndërruar atdheun në një lugat, të cilit i trembeshin disa dhe donin ta heqin qafe dhe shfarosin ca të tjerë, për hir të paqes dhe të jetës pa atdhe.

Nga Omar Muhamed Al Amoudi
Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult

Kliko edhe:

PRA ATDHEU ËSHTË NJË DHIMBJE EMRIN E SË CILËS NUK E DI

FATOS BAXHAKU: ATDHEU ËSHTË GJUHA, RRUGICAT, ËNDRRAT, DASHURITË E PARA…ATO TË MUNGUARA

atdheut fatos baxhaku

– Atdheu është vatra familjare, gardhi, era e mirë e shtëpisë. Vendi ku e ndien veten të barabartë dhe të respektuar. Bash atje ku të zë gjumi rehat. Do hash ndonjë të sharë, por të jesh i sigurt që e ke pasur hallall.

Nga Fatos Baxhaku

– Atdheu është gjuha, rrugicat, dialekti, ëndrrat, përrallat, hartimet, dashuritë e para dhe ato të munguara, librat e shkoqur erëmirë.  Është dhimbja jote, pafuqia dhe fuqia jote. Është pikërisht ajo që ti do të doje të ishte më mirë.

Sigurisht që edhe Atdheu ka një cak, ka një limit deri në të cilin mund të na falë mëkatet. Mjaft na ka duruar! Më e para nga të gjitha është se ne duhet të jemi më kokunjur në krenarinë tonë të pabazuar në themel.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKut