Në Ferizaj mbahet edicioni i parë i Festivalit të Teatrove për fëmijë

Nga data 4 mars ka filluar edicioni i parë i Festivalit të Teatrove për fëmijë në Ferizaj.

Kjo po mundësohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).  

E në kuadër të këtij festivali do të jepen shfaqjet më të mira teatrore vendore për fëmijët e shkollave fillore, po ashtu aktivitete të tjera, si lojëra dhe gara të diturisë.

Në këtë edicion do të ketë shfaqje dhe aktivitete teatrore edhe në Kaçanik, Shtime dhe Han të Elezit, ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Për këto ditë sa do të zgjasë festivali vogëlushët po e shijojnë prodhimtarinë më të mirë teatrore për fëmijë.

Shfaqjet të cilat kanë nisur më 4 mars do të zgjasin deri më 7 mars ndërsa kuizet e diturisë teatrore në datat 8 dhe 9 mars në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj.

ObserverKult


sharon stone 40

Lexo edhe:

THËNIE MOTIVUESE NGA SHARON STONE: I DUA EDHE NJERËZIT QË MË RRËZUAN PËRTOKË…

ObserverKult ua sjell disa thënie të aktores së famshme, Sharon Stone:

-Nuk dua të jem grua që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem grua që po bën më të mirën në moshën e saj.

– Mendoj se një grua nuk e bën të bukur make-up apo modeli i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj.

– Gratë mund të shtiren sikur po kalojnë në orgazëm, kurse meshkujt mund të shtiren përgjatë gjithë lidhjes.

– Çdokush rritet. Askush nuk do të jetë i njëjti.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult