Në Galerinë 17 u hap ekspozita e veçantë me punimet e fëmijëve

Fëmijë të grupmoshave 6-13 së bashku me artistin Dardan Zhegrova së fundi kanë dhënë kontributin e tyre në çështje të ndryshme mjedisore dhe sociale.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit derisa puna e këtyre fëmijëve është parë në ekspozitën e hapur “In the Making II “ në Galerinë 17.

“Mbetje tekstili personale të fëmijëve pjesëmarrës, janë ripërdorur përmes artezanateve, për t’i i dhënë jetë kukullave të krijuara nga imagjinata e tyre të cilat gjitha së bashku të tregojnë një përrallë që flet për bashkëjetesën midis ngjashmërive dhe dallimeve”.

Ndërsa, një shfaqje e radhës, e treguar nga fëmijët këtë herë, ishte një mësim për të rriturit si duhet parë botën në planetin Tokë.

Kjo ekspozitë e cila është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, është hapur mbrëmë ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 1 dhjetor.

ObserverKult


Lexo edhe:

GALERIA E ARTIT NË TIRANË NIS SEZONIN ARTISTIK 2023 ME FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR TË POSTERIT “PRISHTINA 2022”

Galeria e Artit në Tiranë mirëpriti këtë janar Festivalin Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2022”.

Sezoni i ri artistiko-kulturor i vitit 2023 në GAT nis me një eveniment ndërkombëtar në fushën e dizajnit.

Festivali është në Tiranë në edicionin e dytë dhe në këtë eveniment janë artistë nga 32 shtete më veprat e tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

DRITËRO AGOLLI: KUR DASHUROHESHIM NË KOHËN TONË…

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim,
Me bicikletë a mushkë apo me kalë,
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Me zor na vinin letrat fshat-qytet,
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë,
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult