Në Galerinë e Arteve në Pejë u hap ekspozita e Saimir Stratit

Ekspozita shfaq vepra ku pasioni, durimi, kreativiteti, imagjinata e teknikat e veçanta janë pjesë e secilës prej tyre.

Ekspozita e artistit Saimir Strati mblodhi shumë artdashës në galeri.

“Ftesa për Pejë ishte shumë befasuese. Për Pejën kisha dëgjuar por nuk kisha shkelur më parë. Në të gjitha vendet e Kosovës ku kisha vajtuar më kanë thënë se këtu është e bukura e Kosovës dhe më tej nuk ka”, ka deklaruar Strati para të pranishmëve.

Drejtori i galerisë në Pejë Turhan Bajraktari ka falënderuar Stratin për gatishmërinë për të organizuar këtë punëtori.

Artisti thotë mes tjerash se ekspozita mes miqve është si një mozaik në vetvete, duke përcjellë emocione dhe vlera të pafundme.

“Çdo pjesë përcjell një ndjenjë unike dhe intensive, nga thellësia e pikëllimit deri në majat e gëzimit.

Përdorimi i materialeve të ndryshme, teknikave te veçanta, kreativitetit dhe imagjinates të përkthyera në vepra të ndryshme artistike janë një mjet i fuqishëm për të shprehur këto emocione, duke tërhequr shikuesit në një udhëtim të zemrës dhe shpirtit nëpërmjet mozaikut modern”, ka shkruar Strati në Facebook./Telegrafi

ObserverKult  


Lexo edhe:

MBYLLET PËR VIZITORË GALERIA E ARTEVE TË KOSOVËS PËR SHKAK TË COVID-19

Hapësirat e Galerisë së Arteve të Kosovës, do të jenë të mbyllura. Kjo pasi që dy punëtorë të stafit të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Galeria e Arteve të Kosovës ka njoftuar se pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të shtyhet hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit”.

“Meqë në stafin e GKK i kemi tanimë dy raste aktive me Covid-19, sipas rekomandimit të IKSHPK-së, hapësirat tona qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik. Dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv. Kjo në fund të kësaj jave.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult