Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë hapet ekspozita “Vizatime” e Rina Krasniqit

Këtë të premte në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në ora 19:00 hapet ekspozita “Vizatime” e artistes Rina Krasniqi, e kuruar nga Bardh Haliti.

Në këtë ekspozitë Rina përshkruan punën e saj në mënyrë poetike si një varg të ngjarjeve të jetës së saj, përditshmërisë, momente të mira apo pikëlluese.

“Rina përshkruan punën e saj në mënyre poetike si një varg të mikro ngjarjeve të çmuara që plotësojnë hapësirat e zbrazëta mes ngjarjeve madhore jetësore: një keks të cilin e ndan me fëmijën tënd pas një dite të lodhshme, një libër në faqet e të cilit është një kushtim për babain tënd i cili nuk është më mes nesh.

Një gjellë e bërë me shumë kujdes, një pemë e mbjellë bashkë, një fotografi e vjetër e pluhurosur, apo të takosh një mik të vjetër deri sa je duke pritur në rend në supermarket”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./ObserverKult


esad mekuli Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare dhe agime t’kaltërta andrrova… E nëpër kunorë lakmish për ‘limtare- si lulja q’i jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë të thellë dhe të ndritshëm dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi… -Sonte shushuritja e leht’e t’panjohtunit më treti fare dhe agimet e kaltërta andrrova.
Esad Mekuli

Lexo edhe:

POEZI E PAHARRUESHME NGA ESAD MEKULI: GJYKIMI

Poezi nga Esad Mekuli

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult