Në Galerinë Kombëtare u hap ekspozita personale e Edi Hilës

Është hapur së fundmi në hapësirat e Galerisë Kombëtare ekspozita personale e Edi Hilës e kuruar nga Shkëlzen Maliqi e titulluar “A4 Print”.

Ekspozita me skica në letër formati A4 që piktori Edi Hila i ka shfrytëzuar si makete për realizimin e pikturave, nuk është paraqitje publike e zakonshme.

Aq më shumë që pikturat tashmë janë parë nëpër galeri e bienale prestigjioze dhe reflektuar e komentuar në libra e katalogë.

Edi Hila ka lindur në Shkodër, ndërsa jeton dhe punon në Tiranë. Veprat e tij i ka ekspozuar në galeri të artit në shumë qytete të botës, përfshirë këtu në Athinë, Varshavë, Vjenë, Milano e të tjera.

Përndryshe, ekspozita e cila është hapur më 15 prill do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor 2024 dhe mund të vizitohet nga e marta në të shtunë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ART NË KOHË KOMUNIZMI

E beson apo jo, kjo është Galeria jonë Kombëtare e Arteve. Edhe mua s’më besohej kur erdha. Një nga oazat më të bukura të Tiranës. E paimagjinueshme e gjitha çfarë pashë këtu. Pata një ndjesi që kur të dal jashtë do të jem në një epokë tjetër, në një kohë tjetër, në një shekull tjetër. Jashtë është pa kovid, jashtë ka mbaruar pandemia. Këtë ndjesi të jep qenia këtu, në Galerinë Kombëtare të Arteve, që mbasi të më shikosh në këtë emision ti do të vish ta shohësh. Por në fillim unë dua të falënderoj shumë, shumë, shumë, drejtorin, Erzenin që më solli dhe më bëri të shijoj kaq shumë. Faleminderit!

Erzen Shkololli: Mirë se erdhe!
Rudina Xhunga: Mirë se të gjeta!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult