Në Galerinë “Qahili” do të hapet ekspozita “Testament”

Në Galerinë “Qahili” më 27 mars duke filluar nga ora 19:00 do të hapet ekspozita “Testament”.

Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” organizon dhe hap ekspozitën “TESTAMENT”, një ngjarje që vë në qendër dëshmitë e identitetit, rezistencës dhe suksesit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Duke bërë gërshetimin e të kaluarës me të tashmen, ekspozita “TESTAMENT” sjell në dritë rrëfimet dhe portretet e 20 profesionistëve nga këto komunitete, të cilët përmes talentit, punës dhe përkushtimit të tyre, kanë sfiduar dhe vazhdojnë të sfidojnë stereotipe, paragjykime dhe të kontribuojnë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Kjo ekspozitë është një thirrje për reflektim dhe ndërdijesim – një dëshmi e guximit për të qëndruar “VERTIKALISHT”, siç theksohet edhe në mesazhin e saj qendror.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË DITËN BOTËRORE TË TEATRIT, SHFAQJA “MASË PËR MASË” VJEN NË PRIZREN