Në Gjirokastër vijon puna për ‘rijetësimin’ e shtëpisë së shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti bëri të ditur se në Gjirokastër vijon puna për ‘rijetësimin’ e shtëpisë.
“Po rijetësojmë shtëpinë e gjeniut të letrave, Ismail Kadare, në Gjirokastër. Për ta kthyer në një nga ndalesat më domethënëse të qytetit të gurtë”.
Shtëpia e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është kthyer në muze. Në këtë shtëpi lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij Kadare. Shtëpia duket e njohur për ata që kanë lexuar librin e tij “Kronikë në gur” ku ai përshkruan çdo qoshe të shtëpisë. Kjo shtëpi u ndërtua në 1799, dhe është shpallur monument kulture në 1991.
Shtëpia muze e Kadaresë është hapur për publikun në 28 janar 2018 me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Kadaresë. Shtëpia e Kadaresë është në mes të lagjes historike Palorto dhe gjendet lehtë. Brenda saj ka ende disa objekte origjinale që i përkasin familjes si psh një sënduk, disa foto etj.
Nga trajtimi arkitektonik, banesa është cilësuar si një ndër më të arrirat dhe në pozicionin më dominues. Përkrah edhe mjaft objekteve të tjera me vlerë. /ATSH
LEXO EDHE: Urimi i veçantë i Ismail Kadaresë për Helenën
Urimi i veçantë i Ismail Kadaresë për ditëlindjen e Helenës: I detyrohem gjithçka, më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote…
Me atë pamjen e vet hijerëndë apo “nursëze”, siç do të thoshin nga anët e tij. Ai gjithnjë e ka nënkuptuar, por në këtë kapitull të jetës, Kadare e pranon me plot gojën se Helenës i detyrohet për gjithçka.
Në vigjilje të ditëlindjes së saj, në një bisedë me studiuesen Alda Bardhyli për “Panorama” shkrimtari i madh nuk ka një urim tradicional. Por një “pranim” të rolit të jashtëzakonshëm që shoqja e tij e jetës ka pasur në gjithë rrugëtimin e tij. Prej ditës së njohjes deri më sot.
TEKSTIN E PLOTË MUNA TA LEXONI KËTU