Në gjurmët e të atit, rrëfehet djali i Ilir Shaqirit: Kjo është kënga më e arrirë e babait…

Korab Shaqiri është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët më të njohur të tregut muzikor shqiptar.

Ai muzikën e ka në gjak, pasi është djali i këngëtarit të madh, Ilir Shaqiri.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Korabi ka bërë një rrëfim si rrallëherë dhe ndër të tjera padyshim ka folur dhe për të atin.

Ai ka zgjedhur këngën që pëlqen më së shumti te repertori i babait dhe e ansjellta.

“Kënga ime e preferuar e babit është ‘Jam Evropë’. Mendoj që është kënga më e arritur, ka marrë pjesë te Festivali i madh në vitin 1994 dhe është shpërblyer atëherë.

Ajo bëri bujë shumë të madhe në të gjitha trojet shqiptare atëherë dhe melodikisht.

Edhe në pjesën e aranzhimit dhe në pjesën e interpretimit është pjesa më e arrirë për mua.

Ndërsa, babit nga këngët e mia i pëlqen shumë, për realizimin e këngës ‘A dalim sonte’ ka qenë ai iniciatori se unë këngën e kisha krijuar pa tekst.

Ai filloi shkroi tekstin dhe unë melodinë, edhe orkestrimin”, u shpreh Korabi./abcnews.al

ObserverKult


adriano moj e bukura arbëri ilir shaqiri

Lexo edhe:

ILIR SHAQIRI FLET PËR TË KALUARËN: E KEMI FILLUAR ME KUSHTE SHUMË TË VËSHTIRA NË VITET ’90

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, për dy net radhazi vihet në skenë entomuzikali premierë “Zare”, të cili i bashkohet edhe këngëtari i njohur Ilir Shaqiri.

Artisti rrëfeu emocionet, nevojën për ruajtjen e tabanit si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes artistëve të Shqipërisë e Kosovës.

Besnik prej dekadash, ndaj skenave në Shqipëri, artisti iu ribashkua Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, me etnomuzikalin premierë “Zare”.

“Jam i kënaqur me prezencën e artistëve këtu.

Po ashtu me punën që kanë bërë, përkushtimin maksimal të Xhanit dhe Kokerit, për realizimin e kësaj shfaqjeje”, thotë artisti Ilir Shaqiri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult