Në Gllavicë të Lipjanit zbulohet pllaka përkujtimore e Adem Selimit-Gllavicës

Në fshatin Gllavicë të Lipjanit, para të pranishmëve të shumtë të këtij fshati e të fshatrave përreth, deputetë të Kuvendit të Kosovës, intelektualë të shumtë, e veprimtarë fushash të ndryshme historianë e poetë, djalit të tij Bardhylit, nën patronatin e komunës së Lipjanit e të kryetarit të saj, Imri Ahmetit, ishte organizuar zbulimi i pllakës përkujtimore për ing. Agronomin, nënperfektin e Ferizajt në vitet 1943-44 njërën ndër figurat më madhore që pati Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adem Selimi-Gllavica (1916- 2001).

Kryetari i komunës së Lipjanit, zotëri Ahmeti në fjalën e tij tha se e ndien veten të privilegjuar me këtë rast, që si i pari i Komunës, po lajnë një borxh të vogël, duke ngritur këtë pllakë përkujtimore për njërën ndër figurat madhore të kohës të cilën e sfidoi vet Adem Gllavica me bashkëluftëtarët e tij.

Ngritja e kësaj pllake, tha ai le të shërbej si rikognim i kujtesës historike, për figurën e agronomit të parë shqiptar dhe njërën ndër figurat më të ndritshme të së kaluarës sonë krenare.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, i cili me Ademin ishin kusherinj të një trungu familjar, tha se në veprimtarinë e tij atdhetare, pati pikërisht bëmat atdhetare të Adem Gllavicës që shpjegoheshin nëpër odat tona, sepse Ademi ishte figurë e anatemuar që përmendej nga komunizmi serbo-sllav.

Reçica përmendi dy takimet në Cërnillë e Mirash, ku kryepersonazh ishte ky madhor në të cilat takime, në të parin në odën e Rrahim (Ibrahim) Graincës në Cërnillë u tha përmes Hysen Tërpezës komunistëve jugosllav se “koka e Kosovës duhet të jetë e lidhur me Tiranën e jo me Beogradin”.

Kurse në takimin e Mirashit ai u kishte thënë bashkëluftëtarëve të tij se komunizmi sot e tridhjetë vite do të jetë prezent në këto troje. Parashikim ky i tij që doli shumë i saktë, dhe e përmendën njerëzit tonë për gjysëm shekulli të sistemit komunist.

Kishim tre njerëz të mëdhenj në Kosovë me emrin Adem: Adem Selimin-Gllavicën, Adem Demaçin dhe Adem Jasharin.

Sot nga ky vend mund t’i themi Adem Gllavicës se shqiptarët në trojet e tyre kurrë më mirë nuk i kemi pasur punët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, e më së keqi, andaj po shpërngulem, i kemi shqiptarët e Kosovës Lindore, dhe jemi në rrugë të mirë të integrimeve evropiane drejt bashkimit kombëtar, ideal ky për të cilin kishte luftuar edhe Adem Selimi me bashkëluftëtarët e tij.

Për Adem Gllavicën këtë madhor të kohës së tij, edhe pse qe një çerek shekulli jemi në liri, për të nuk kemi bërë aq sa duhet, as komuna e Ferizajt, as ajo e Lipjanit, e as Kosova.

Dy Presidentët, i Shqipërisë dhe Kosovës e kanë dekoruar, në Ferizaj më 31 gusht 2017 është shpallur bashkë me Abdullah Musliun dhe Gjon Serreçin “Qytetar nderi i Ferizajit “, në Lipjan një rrugë, një shkollë kanë emrin e tij dhe ja sot po e zbulojmë këtë pllakë përkujtimore në shenjë respekti për të në vendlindjen e tij.

Janë bërë dy- tre libra e ndonjë portret historiko-intelektual për të, por e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme për veprën e tij kolosale atdhetare.

Një elaborim për veprimtarinë intelektuale, atdhetare e luftarake të komandantit atdhetar Adem Selimi Gllavica e bëri historiani gadimas Prof. Adem Tasholli, me një mesazh se krenaria jonë si bashkëvendas të kësaj figure madhore për çdo veprim të matur atdhetar duhet ta kemi model Adem Selimin-Gllavicën.

Tasholli përmendi pastaj me radhë disa luftëra të udhëhequra nga ky komandant i forcave nacionaliste atdhetare, ndër të cilat veçoi luftën e Ferizajt të 1-2 dhjetorit 1944 dhe luftën e Gadimes të 15 marsit 1945. Aty ishin vrarë 64 partizanë e dy-tre nga forcat nacionaliste atdhetare.

E në emër të fshatit Gllavicë foli mësuesi veteran Xhevat Reçica, i cili falenderoi të pranishmit për pjesëmarrje, duke shtuar se në zemrat e gjithë juve është Ademi, sikur atëherë kur luftoi për këtë vend, të gjithë shqiptarët ishim në zemrën e tij të madhe atdhetare.

Dr. Jusuf Osmani, historian foli për shpërnguljet e mëdha e tragjike  të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-78, nga të cilat nga fshati Reçicë ishin shpërngulur edhe 5 djemtë e Haxhi Mustafës, Rama e Shabani të vendosur në Gllavicë, Smajli e Aliu në Sazli dhe Bajrami në Manastirc të Ferizajt.

Rama ishte stërgjyshi i Ademit, i shpërngulur nga fshatrat e Sanxhakut kur ishin shpëngulur rreth 350 mijë shqiptarë nga 716 fshatra, prej të cilave rreth 480 etnikisht shqiptare dhe kishin gjetur vdekjen në borën e atij dimri mbi 70 mijë gra, fëmijë e pleq nga të ftohtit, plumbat dhe hangjarët serb.

Nga kjo shpërngulje biblike, Serbia përvetësoi rreth 12 mijë kilometra katrorë territore shqiptare.

Pastaj fjala iu dha ish-Ministrit të Arsimit të Kosovës, Rexhep Osmanit, i cili tha se emri i shkollës së Lipjanit Adem Selimi-Gllavica ishte propozuar me insistimin e tij në Ministrinë e Arsimit dhe Teknologjisë  në Qeverinë e asaj kohe, dhe të Shemsi Reçicës, nënkryetar i Kuvendit Komunal të Lipjanit.

Ishte nder për shkollën e mesme të Lipjanit dhe krenari për familjen, sidomos për të birin Bardhyli, që ishte foshnje 2 muajshe kur atdhetari Adem Gllavica i kishte lënë lamtumirën Kosovës më 22 shtator të vitit 1945 për t’u shpërngulur në Australi, ku jetoi plotë gjysëm shekulli derisa ra komunizmi për të ardhur dy herë në Shqipëri, por jo edhe në Kosovë.

Mallëngjyese para masës së shumtë nën rrezet përcëlluese të diellit që dëgjonte me kurreshtje fjalët e shkurtëra të folësve të shumtë ishin edhe ato të djalit të Adem Gllavicës, Bardhyl Selimit, profesor matematike.

Ai pasi përshëndeti dhe u falenderua për respektin që Kosova po i bënë babait të tij tha se kishte një peng në zemër që e mbante.

“Doja që edhe në këtë vend ku lindi prindi im ta ketë një gjurmë të veprimtarisë së tij. Ja sot me këtë pllakë përkujtimore kjo dëshirë e imja po realizohet. Ju falenderoj të gjithëve veçmas Kuvendin Komunal të Lipjanit dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre u angazhuan që kjo të bëhet dhe përurohet  sot.

Babai për shkak të shëndetit të rënduar edhe pse jetoi një vit e gjysëm pas çlirimit të Kosovës, nuk mundi të vinte ta shihte Kosovën e tij të lirë.

E la amanet që trupi mos të varroset, ta hanë krimbat australianë, por kufoma të digjet dhe hirin në urnë e mori një mike e tij gjermane Kristela Brunk që e varrosi në München ku atje edhe sot ruhet.

Me këtë që sot po bëni për prindin tim, po e ruani në kujtesën dhe shpirtin e atyre të cilët nuk e kanë njohur, por janë rritur me legjendat dhe bëmat e tij të rrëfyera që 70 e sa vite”.

Në fund të këtij evenimenti të pasur kulturor, Kryetari i Lëvizjes Balli Kombëtar për Kosovë, Bedri Çejku, djalit të Adem Selimit-Gllavica, Bardhylit i ndau një mirënjohje post- mortum për kontributin atdhetar të këtij madhori.

U recituan dy poezi të bukura për figurën e Ademit, njëra ishte e Jon Reçicës, tjetra e profesoreshë Hajrie Salihut, tanimë e ndjerë.

Pas kësaj u bë zbulimi i pllakës së granitit me emrin të dhënat nekrologjike dhe një fjali moto të Ademit për bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë.

Pllakën e zbuluan djali Bardhyli, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ing. Sefer Tasholli dhe ish-mësuesi veteran, kushëri i Ademit Xhevat Reçica.

Të pranishmit e shumtë bënë shumë foto me miq shokë e sidomos djalin e Adem Gllavicës, që kishte ardhur enkas nga Tirana për ta nderuar babain e tij, të cilin Komuna dhe fshati e përjetësuan në fshatin e lindjes pikërisht në 107-vjetorin e lindjes së tij.

Gllavica ishte njëri ndër figurat më madhore të LDB, për të cilin thonë bashkëkohanikët se me elementin serbosllav nuk kishte pasur kurrë asnjë pikë takimi dhe koketimi./ Enver Zhinipotoku

ObserverKult


shko 10 perla poetike të Azem Shkrelit: Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal...

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI: TASH JAM DIKU LARG TEJE, LARG VEDI…

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t’jetës?

Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t’kësaj kange?

Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n’krah t’agsholeve t’bardha?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult