“Një burrë pa tru ka lënduar gruan tënde? I takon asaj të replikojë, nëse dëshiron të replikojë. Ndoshta ajo ka më tepër sens humori dhe e ka harruar këtë gjë.” – Luciana Littizzetto
“I dashur, Will Smith, u justifikove për pëllëmbën në skenë duke thënë: “E bëra për dashuri”. Seriozisht? Akoma ekzistojnë justifikime të tilla? Kemi kaluar nga dhuna ndaj grave, tek dhuna për gratë. Di të them se koha e princërve të kaltër që mbrojnë princeshat e tyre, ka përfunduar, Will. Kjo është një skenë tashmë e vjetër, që askush nuk do të donte ta shihte në Hollywood.
Ne gratë nuk kemi nevojë për princër të kaltër, truproja, kujdestarë, apo burra që të kujdesen për ne. Kemi nevojë për dikë që të na qëndrojë pranë, jo të na dalë përpara për të na mbrojtur. Një burrë pa tru ka lënduar gruan tënde? I takon asaj të replikojë, nëse dëshiron të replikojë. Ndoshta ajo ka më tepër sens humori dhe e ka harruar këtë gjë. Ndërkohë të përshëndes, i dashur Will. Ne duam të të mbajmë mend kështu, me kupën e çmimit të parë Oscar të merituar, jo për figurën jo të hijshme që le përpara publikut”. – Luciana Littizzetto
Ishte skena më e komentuar nga ndarja e çmimeve Oscar ajo e shuplakës së Will Smith kundrejt aktorit tëhumorit, Chris Rock. Ky i fundit e teproi disi me humorin, duke përfshirë edhe gruan e Will Smith në të. Smith u justifikua më vonë se e bëri atë veprim për dashurinë. Sigurisht, në momente të tilla, është e vështirë ta ruash gjakftohtësinë, pasi të gjithë mund ta kemi provuar një situatë të tillë, ku përfliten familjarë, apo persona të dashur për ne. Ama duke qenë person publik, përballë një audience të gjerë, sigurisht reagimi nuk duhet të ishte i tillë.
Mesazhin e moderatores italiane, Luciana Littizzetto, e sjellim në këtë artikull për t’u kujtuar gjithë burrave, se gratë dinë të mbrohen edhe vetë. Nuk është e nevojshme të kalohet në ekstremitete të tilla, kur gratë me finesë, dinë ta mbrojnë veten. Ka kaluar koha ku gjërat zgjidheshin me dhunë. Jetojmë në një kohë, kur grave duhet t’u lihet hapësirë për ta mbrojtur veten e tyre./bota.al
ObserverKult
Lexo edhe: