Instituti Albanologjik në Prishtinë, gjegjësisht Dega e Letërsisë-IAP, organizon tryezën shkencore “50-vjetori i botimit të parë të romanit “Vdekja më vjen prej syve të tillë” të Rexhep Qosjes.
Kjo tryezë shkencore mbahet më 12 dhjetor nga ora 11:00-12:30, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik.
Për romanin ikonik të letërsisë bashkëkohore shqipe, që tashmë i ka mbushur gjysmë shekulli jetë, do të flasin studiues të rinj të letërsisë, të cilët do të japin pikëvështrimet e tyre se si e shohin një nga kryeveprat e prozës artistike shqiptare. “Vdekja më vjen prej syve të tillë” ka ndikuar shumë në zhvillimet letrare letrare shqipe. “Vdekja…” ka ndikuar në frymën, formën dhe të menduarit për dhe rreth letërsisë, andaj organizimi i një tryeze të tillë e nderon Institutin Albanologjik dhe studiuesit që do të flasin për romanin në fjalë.
Studiuesit që do të marrin pjesë me kumtimet e tyre në këtë tryezë janë:
Rrezarta A. Morina: “Postmoderniteti si shenjë identitare e veprës “Vdekja më vjen prej syve të tillë”,
Eriola Çoçaj: “Diversiteti diskursiv në romanin “Vdekja më vjen prej syve të tillë”,
Leonora Hajra: “Rrëfimi emotiv brenda stereotipeve psikosociale (romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë”),
Albin Mehmeti: “Diskursi i dhunës dhe i rezistencës në Vajazanin e Qosjes”.
Drejtues i tryezës do të jetë Adil Olluri, kurse fjalën e hapjes do ta mbajë Gëzim Aliu.
ObserverKult
Lexo edhe:
ANTROPOLOGIA DHE ALBANOLOGIA, JANET REINECK, MYSAFIRE E RADHËS NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK