Në Institutin Albanologjik organizohet tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Instituti Albanologjik-Prishtinë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, organizojnë tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Tryeza në fjalë do të mbahet nesër, 20 shkurt, ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik-Prishtinë dhe do të ketë këtë temë bosht: “Përdorimi i shqipes në domenin publik”.

Studiuesit që do të flasin në këtë aktivitet shkencor janë: Asllan Hamiti, Mustafa Ibrahimi, Abdurrahim Maxhuni, Ismet Osmani, Bahtijar Kryeziu, Begzad Baliu, Naim Berisha, Ajtene Hajdari Qamili, Sejdi Gashi, Izer Maksuti dhe Manjola Zaçellari.

Këshilli organizues i tryezës shkencore përbëhet nga Abdurrahim Maxhuni, Mustafa Ibrahimi dhe Sejdi Gashi.

ObserverKult


Lexo edhe:

INSTITUTI ALBANOLOGJIK BOTON VEPRËN STUDIMORE “POPULLËSIA E KAZASË SË PRIZRENIT SIPAS DEFTERËVE TË VITIT 1833”