Në katërvjetorin e vdekjes, përkujtohet Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e muzikës shqiptare

nexhmije pagarusha baresha teksti

Me 7 shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e muzikës shqiptare u nda nga jeta.

Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933, ndërsa veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd, Pagarusha vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj.

Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert!

Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një.

Ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Ishte në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2005”.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri ka postuar me rastin e përvjetorit të vdekjes së Pagarushës disa fotografi të së ndjerës gjatë një vizite në Liceun Artistik “Jordan Misja”, më prill 1971.

Veprat muzikore:

Disa nga këngët e saj:

“Baresha”

”Ani mori nuse”

”Mora testin”

“Kur më shkon si zog n’hava”

“Kur më del në derë”

”Ke selvitë”

“Ç’u ngrit lulja në mëngjes”

“Çil njat zemër plot kujtime”

“Dallëndyshe”

“Një lule”

“Zambaku i Prizrenit”

Filma:

Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore

“Dasma e përgjakur”, (1967)

“Jugovizioni” (1973)

“Gëzuar viti i ri” (1976)

“E kafshoja terrin” (1977)

“I ikuri”. (1980)

“Tre vetë kapërcejnë malin” (1981)

“Lepuri me pesë këmbë”

“Fluturimi i Micakut”

“Daullet e të çmendurve”,

“Rexha i nënës në grazhd të kalit”

“Vrasësit bëjnë dasmë natën” (1997)

ObserverKult


Edmon Tupja biri im oh një grua

Lexo edhe:

POEZI E EDMOND TUPJES KUSHTUAR TË BIRIT ME AUTIZËM: MË FAL GESI IM I ÇMUAR…

Poezi nga Edmond Tupja

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht s’arrita dot,
Pas ëndrrës sime të praruar.
Të të ndërtoja krejt të plotë.

Kë të padis për fatin tënd?
Njerkën Gjenetikë që gjemb
Më futi thellë në jetën e rëndë
Dhe që për ty egër më tremb?

Mos vallë fajin e ka Çernobili
Që ndodhi vitin kur u ngjize ti
Dhe të molepsi me rreze, Katili,
Dhe të pengoi të lulëzoje në liri?

Apo të mallkoj këtë apo atë vaksinë
Që gjakun ta ndoti me zhivë të pabesë
Dhe ta helmoi tinëzisht fëmijërinë
Që unë natë e ditë shpirtshqyer të vdes?

Mos vallë fajtor duhet bërë gluteni
I bukës apo proteina RAB39B,
Që mendohet se qenkan terreni
Ku autizmi yt ankth e makth m’u bë?

Kë të godas e të gozhdoj çmendurisht,
Shtypshkronjën 8 Nëntori ku shkrihej plumb
apo uzinën Enver me gazrat e fonderisë,
Që shpresat për ty m’i bënë shkrumb?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult