Në Klinë mbahet festivali për nder të Mujë Krasniqit dhe 28 Nëntorit

AKV “Jehona e Dukagjinit” në Klinë ka njoftuar se do të mbahet një festival- program kulturor, këngë e valle, për heroin Mujë Krasniqi dhe për festën e 28 nëntorit.

Njoftimi i AKV “Jehona e Dukagjinit”

Më 25 nëntor ora 13:00 AKV” Jehona E Dukagjinit, Klinë, në bashkëpunim me MKRS organizon festivalin për Mujë Krasniqin, Ditën e Flamurit. ”20 vite kêngë e valle për Mujën, daljen në skenë të UÇK-së dhe dëshmorët“.
Në këtë festival marrin pjesë ansamble, SHKA dhe grupe rapsodësh. Festivali është garues dhe juria profesionale në fund ndan çmimet për garuesit. Ftojmë qytetarët t’i përmbahen rregullave të Institutit shëndetësorë për distancë”.