Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës nis sot “Javën e Arkivit të Hapur”, duke filluar nga ora 10:00.
Kjo është bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale nga ASHAK, ku tutje thuhet se përmes “Javës së Arkivit të Hapur” publiku do të mund të sheh nga afër punën dhe aktivitetet që mbahen.
“Gjatë ‘Javës së Arkivit Hapur’, ASHAK do të hapë dyert për publikun, me ç ‘rast të interesuarit kanë mundësinë të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që gjendet në ASHAK”, thuhet në njoftim.
Ambientet që do të mund të vizitohen janë salla e leximit, njësia e Rregullimit dhe Përpunimit të Lëndës Arkivore, njësia e Mikrofilmimit dhe Digjitalizimit, Njësia e Restaurimit/Konservimit, depoja dhe biblioteka.
Hapja e “Javës së Arkivit Hapur” do të bëhet sot, pra 18 mars dhe do të zgjasë deri më 22 mars, ndërsa vizitat do të mund të bëhen nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
ObserverKult
Lexo edhe:
BASHKËPUNIM I ARKIVAVE TË KOSOVËS ME ATO TË TURQISË, SYNOHET NGRITJA E KAPACITETEVE NË FUSHËN E DIGJITALIZIMIT
Zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës të cilët gjenden në Turqi në një trajnim pesë ditor janë takuar së fundmi atje me nënkryetarin e Drejtorisë së Arkivave Shtetërore nën Presidencën e Republikës së Turqisë, Sebahattin Bayram.
Që të dy palët kanë biseduar për bashkëpunimin që kanë pasur dhe që do ta kenë në fushën e arkivave duke e thelluar kështu edhe më tej bashkëpunimin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult