Në kuadër të Muajit të Filmit Evropian në Kino ARMATA, që nga data 1 nëntor e deri më 9 dhjetor, në projektin e iniciuar në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) shfaqen filmat Shpija (2022) me regji nga Flaka Kokolli, Në Kërkim të Venerës (2021) me regji nga Norika Sefa dhe Luaneshat e Kodrës (2021) me regji nga Luana Bajrami.
Kështu ka bërë me dije Kino Armata përmes një njoftimi në Facebook, derisa për secilin film ka treguar në pika të shkurtëra se për çka bëhet fjalë:
Filmi “Shpija“
Shtëpia dhe rehatia shpesh mund të gjenden në gjëra që na turpërojnë, vënë në grackë e na dëmtojnë. Të lësh atë shtëpi mund të jetë e vështirë, por ta kesh atë si fantazmë që të ndjek vërdallë del të jetë edhe më e vështirë.
Filmi “Në kërkim të Venerës”
Duke jetuar në një familje të madhe të fshatit të vogël të Kosovës, tinejxherja e heshtur Venera vështirë gjenë privatësi. Por, kur njoftohet me Dorinën rebeloze, një botë e re dhe çliruese hapet për të. Ngadalë, Venera fillon t’i tejkalojë pritjet e familjes së saj konzervative.
Filmi “Luaneshat e kodrës”
Luaneshat e Kodrës është historia e tre mikeshave të reja që u rritën në një fshat ku mbretëron injoranca dhe mërzia dhe që vendosin në kulmin e jetës së tyre të dalin së bashku prej tij.
Filmi mbartet nga këto tre figura goditëse që rebelohen kundër padrejtësisë së gjendjes së tyre që nuk e zgjodhën.
Ne ndjekim evolucionin e këtyre tre zemrave që na mbajnë me të qeshurat e tyre, me zjarret, me shpresat dhe me lotët e tyre.
Nëpërmjet tyre filmi pikturon këtë epokë ku ne pyesim veten, këtë kërkim për veten, për tjetrin, këtë kërkim për të mirën, por mbi të gjitha potencialin e zgjedhjeve.
I gjithë filmi është ndërtuar rreth dëshirës së ethshme të emancipimit rinor: këtë tërbim për të thyer lidhjet që banojnë këto tre vajza të reja.
ObserverKult
Lexo edhe:
MUAJI I FILMIT EVROPIAN VJEN EDHE NË KINO ARMATA NË PRISHTINË
Kino Armata edhe këtë vit do të jetë një nga mbi 70 kinematë në të gjithë Evropën që do të shfaqë filma gjatë muajit të Filmit Evropian. Kjo nismë është organizuar nga Akademia Evropiane e Filmit e cila fillon nga 1 nëntor deri më 9 dhjetor 2023.
Ndërkaq për gjashtë javë, Muaji i Filmit Evropian, sezoni i filmave dhe çmimeve të Evropës, feston diversitetin fantastik të filmit evropian.
Në gjithë Evropën, kinematë kryesore në 35 vende duke filluar nga Rejkjaviku deri në Athinë, nga Lisbona në Bukuresht.
Gjithashtu duke përfshirë qytete dhe rrjete të vogla, theksojnë organizatorët, duke paraqitur programe të veçanta, ngjarje dhe retrospektiva të dedikuara.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
BARDHYL LONDO: ATDHEU ËSHTË DHIMBJE!
Poezi nga Bardhyl Londo
Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode.
A më dëgjon?!
Ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar ndoshta
prapë në mbrëmje.
Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult