Në mungesën tënde po shkruaj për ty…

Nga Etleva Matranxhi

Doja të heshtja midis përqafimit tënd , të lundroja në pafundësine e syve të tu…Do të më mjaftonte të të shikoja dhe të merrja ajër nga prania jote!
E di!
Do vrapoj drejt shumë perëndimeve pa zë, por perëndimit tim do i mungojë përqafimi yt…
Sot?!
Mbrëmjet pa ty janë krejt të ftohta, akullzim shpirti!
Kthehem pas… vij në të sotmen…në të sotmen e mungesës tënde!
Por edhe e di se bashkë do jemi në çdo frymëmarrje tonën e s’ka rëndësi se jemi larg me kilometra ajrore, e di se ti je kudo me mua, në çdo sfidë timen, në çdo dhimbje, në çdo humbje e në çdo sukses… ti forca ime!
Ti sot je krenar për mua dhe po më përqafon fort!
Ti di të më përqafosh me diellin e shpirtit, ti!