Në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita kolektive “Ngjyrat e Atdheut”

Për nder të Ditës së Flamurit dhe festave të Nëntorit në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita kolektive “Ngjyrat e Atdheut”. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Në këtë ekspozitë janë shfaqur veprat e krijuesve shqiptarë që për temë kanë ngjarjet, figurat dhe personalitetet më të rëndësishme në historinë shqiptare, dhe po ashtu rrjedhat kohore nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ndryshe, kjo ekspozitë është realizuar nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Nderkombëtare (IKSMN), me seli në Prishtinë.

ObserverKult  


Lexo edhe:

MKRS: FEHMI HOXHA-FEHO ME EKSPOZITË PERSONALE NË ITALI

Piktori Fehmi Hoxha, apo i njohur në publik si Feho nga data 1 dhjetor të këtij viti do të hap ekspozitën personale “Simfonia e Detit” në Napoli të Italisë.

Kjo ekspozitë është mbështetur përmes thirrjes publike për “Art dhe Trashëgimi Kulturore 2023″ të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Kështu ka njoftuar kjo Ministri nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Feho përgjatë rrugëtimit të tij mbi katër dekada e ka pasuruar koleksionin e tij me piktura, vizatime dhe grafika. E krejt këto janë realizuar nga ai duke përdorur stile unike dhe paleta të pasura ngjyrash.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


jozef radi

JOZEF RADI: MALL PËR TË VDEKUNIN

Poezi nga Jozef Radi

Nji puthje t’braktisun e bana kopësht
e shëtita n’qiellin e dy syve t’humbun.
Asnji fytyrë s’m’u shfaq nga çilja e gonxhes,
asnji emën s’përmendën zogjtë n’fluturim.
Bari i butë kërkonte nji kambë ta shkelte,
kantilena e mbramjes si shi i ambël u derdhte.

Krejt lodrat e hanës n’qiell i qendisa
me penelin e lodhun të trishtimeve të mia.
Akrepat e ndryshkun t’nji ore të ndalun
i mësova me hecë mbrapsht si gaforre,
veç me m’kthye te ajo mbramj’e humbun,
te ajo mbramja, ku gjethet rrzoheshin të dehuna
nën tinguj të largtë kambanash t’plagueme…

ObserverKult