Në nëntor do ta çelte ekspozitën, por sëmundja ia mori jetën

Në nëntor do të çelte ekspozitën e tij të radhës, por COVID-i ia theu në mes këtë dëshirë, duke i marrë jetën. Piktori i njohur Kristi Baba, nuk ia doli që të fitonte betejën me virusin e pamëshirshëm që e mori në lule të rinisë, në moshën 30-vjeçare.

Lajmin e trishtë e dha babai i piktorit, i cili shprehet se ky virus ia shoi çdo ëndërr.

“Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madh ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare. Në lulen e rinisë duke mos e fituar betejën me COVID-in. Ti për ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtëpisë. T’u shuan gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi që kishe për artin. Dhe po përgatiteshe për ekspozite në nëntor që nuk ja arrite”, shkruan babai i tij.

Baba një zë i ri i pikturës moderne shqiptare.

Ai deklaronte se “piktura nuk mbetet thjesht pikturë kur pasqyrohen ndjesitë në të, ajo kthehet automatikisht në një qenie plot jetë. Dhe është e aftë të komunikoj me ty, e pavarësisht se shpesh herë i duhet edhe të hesht. Ajo arrin të marri frymë ashtu e përgjumur në qetësinë e vet si një krijesë përballe teje”.

Kristi Baba ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektive si: në galerinë FAB në Universitetin e Arteve “ATELIE 2011”. Në Muzeun Historik Kombëtar me një cikël të plote punimesh; po në galerinë FAB në ekspozitën “Të gjithë mbi një qiell” ndërsa më përpara ka hapur po një ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura në teknikën vaj dhe pen./shqiptarja.com

Kristi Baba

——————————————————————————————-

LEXO EDHE: POSTIMI EMOCIONAL I BABAIT PASI PIKTORI SHQIPTAR NDËRROI JETË NË MOSHËN 30-VJEÇARE

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19, piktori Kristi Baba.

Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

I ati, Ernest Baba shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë, transmeton ‘syri.net’.

‘Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali yne i vetëm Kristi Baba piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar betejën me covidin.

Ti per ne ishe jeta. dielli ishe ajri, ishe drita e shtëpisë. Tu shuan gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ja arrite.

Gjithë ëndrrat tua u prenë në mes.

Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Dritë i pastë shpirti! Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 në hollin e hotel Internacional’ shkruan ai.