Në një vjetorin e vdekjes, Alban Nimani i kushton këngë Violeta Rexhepagiqit

Kjo është kënga “Vjollcat” e këngëtares Violeta Rexhepagiqi, e ripërpunuar dhe kënduar nga Alban Nimani.
“Ky asht’ nji dedikim për një diamant që e ka pas’ Kosova, e cila vdiq para nji viti”, thekson artisti Nimani.
Ai bënë të ditur se kjo megjithatë është demo e realizuar në shtëpi, gjatë izolimit viti e kaluar.
” Me këtë ripërpunim & video modeste të realizuar nga: Alban Nimani, Lum Çitaku, Armend Smajli, Tristan Halilaj, Dardan Ibrahimi, që shfaqet në një vjetorin e vdekjes së artistes, përkujtojmë dhe shprehim mirënjohje për kontributin e Violetës në skenën kulturore dhe alternative!”, thuhet në shënimin përcjellës të këngës në Youtube.

ObserverKult