Në njëzet fotografi bardhezi dokumentohen përjetimet e qytetarëve gjatë luftës

Kolona të civilëve shqiptarë, në zonën e Gollakut, janë disa prej pamjeve të kësaj ekspozite.

Në njëzet fotografi bardhezi dokumentohen përjetimet e qytetarëve të kësaj zone gjatë vitit 1999.

Autori i ekspozitës Ridvan Slivova thotë se çdo moment i dokumentuar në këto fotografi e ka karakteristikën e vet dhe shpërfaq frikën nga masakra.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se këto fotografi ngërthejnë vlerë historike dhe arritje artistike për të paraqitur mbijetesën e popullsisë civile.

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – jeta në qiell e najlon” është hapur me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe u cilësua e rëndësishme, sepse i kontribuon ruajtjes së kujtesës.