Në numrin më të ri të revistës elektronike HEJZA mund të lexoni…

hejza



Edhe numri më i ri i revistës elektronike HEJZA ju sjell materiale të bollshme, të cilat do ta tërheqin vëmendjen tuaj.


Avni HALIMI shkruan për raportin e institucioneve nacionale me librin, një temë kjo mjaft aktuale.
Përsiatje mbi të bukurën, është eseja e Bujar MEHOLLIT. Në art dhe letërsi, shkruan autori, të paktën gjer në fund të shekullit XX, e bukura konsiderohej si ideali i lartë në rrugën e gjatë të përpjekjeve krijuese drejt sublimes, zenitit, që pleks gjithë arsenalin artisti.
Në këtë numër botojmë intervistën me shkrimtarin palestinez, Ibrahim Nasrallah, një intervistë kjo e jashtëzakonshme, nga e cila mund të mësojmë shumë gjëra, sidomos nga përvoja e këtij shkrimtari në shtegtimin e tij krijues. Intervista është përkthyer nga Fitim NUHIU.
Studiuesi Yzedin HIMA shkruan për gjelin si simbol i lajmëtarit të dritës në poezinë e Migjenit “Një natë pa gjumë” dhe në poezinë e Visar Zhitit “Fabula e njohur me gjelin”.
Agim VINCA shkruan për Lorkën nga Reka e Epërme, përkatësisht për poetin e shquar, Mateja Matevski. Një shkrim shumë interesant mbi profilin e këtij poeti (me origjinë shqiptare).
Zyrafete SHALA na vjen me shkrimin për poezinë ÇMENDINË të Xhevdet Bajrajt, ndërkaq Arsim HAMITI shkruan mbi librin “Qyteti i shpirtrave” të autorit kroat, Nedeljko Shpilek.
Xhahid BUSHATI na vjen me një shkrim dedikuar poetit Frederik Rreshpja. Fredi, do të shkruajë Bushati, me gjithë peripecitë e jetës, e krijoi universin e tij që peshonte sa vetë liria, të cilën e ëndërronte, e dashuronte, e krijonte dhe i besonte…
Metin IZETI shkruan për filozofin e shquar francez, Gilles Deleuze, i cili ka lënë gjurmë të thella me studimet e tij të karakterit filozofik.
Agim BAJRAMI shkruan rreth romanit “Gruaja me shami të gjelbër” të shkrimtarit Hyqmet Hasko, kurse Eduart SLOLLARI për romanin “Tedi B.” të Leonard Veizit.
Në këtë numër botojmë tregimin “Shfaqja e anëve më të mira” të Agron TUFËS, kurse me poezi prezantohet Donika DABISHEVCI.
Leonard VEIZI bën kthim në kohë dhe na sjell shkrimin me titull KUR TË FAMSHMIT E “DEEP PURPLE” MBËRRITËN NË TIRANË.
Kliton NESTURI shkruan për filmin “Këtu vallëzohet me hijet”, në regji të Pluton Vasit.

Revistën mund ta lexoni duke klikuar KETU

ObserverKult