Në numrin më të ri të revistës elektronike HEJZA mund të lexoni…

Edhe ky numër, lexues i nderuar, ka një përmbajtje të pasur dhe, gjithsesi, do ta tërheqë vëmendjen Tuaj:

Avni HALIMI shkruan për idenë e themelimit të Akademisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke shtruar një pyetje esenciale: Pse nuk po dëgjohet zëri intelektualëve rreth kësaj ideja të subjektit politik shqiptar në pushtet?

Nobeli për letërsi, 2024, cilat janë romanet e Han KANG, përkthyer nga Fitim A. NUHIU.

FORCA CENTRIPETALE..!, është shkrimi i Neviana SHEHIT, e cila konstaton se janë disa “artistë”, të cilët, në emër të artit shqiptar, gjejnë forma të ndryshme dhe abuzojnë, duke i hapur shteg vlerave të dyshimta.

Albert BIKAJ shkruan për veprën POROSIA E KULLËS të Pashko R. CAMAJ

Enida Sheshi HAXHI shkruan për HOMOGJENIZIMIN E LETËRSISË dhe vlerëson se Arti, në esencën e tij duhet të sfidojë veten dhe sistemet e vendosura të mendimit dhe përvojës.

Të fshehta jashtë ekranit të aktorit të regjisorit Mevlan SHANAJ: Jeta na ka mësuar që inteligjenca është baza e suksesit në çdo profesion. Edhe një bukëpjekës inteligjent na garanton estetikën e gatimit

Në këtë numër për revistën elektronike HEJZA flet Rozafa SHPUZA, fotografe dhe poete: E BUKRA DHE E SHËMTUEMJA S’EKZISTOJNË PA NJËNA-TJETRËN

Nga Arkivi: SHKRIMTARËT E PREFERUAR DHE DISIDENCA E BLLOKUAR, shërbimet e posaçme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë merreshin me “raporte kulturore” për të monitoruar përhapjen e ideve dhe informacionit që mund të ndikonte në stabilitetin politik të regjimit si dhe në njollosjen e vlerave soc-realiste

MEMENTO PËR AGIM MATON është shkrimi i Nehas SOPAJT

VLERAT QË PO SHUHEN NË LUGINËN E SHKUMBINIT, është shkrimi i Skënder KARRIQIT

Gjekë MARINAJ: “Më mëso si të pëshpërit”, THYERJA E DHIMBJES DHE E PASIONIT PËRMES POEZISË

Agim BAJRAMI bën fjalë rreth librit monografik “VENERA DEL NGA DETI” i Shpendi Topollaj

UNIVERSI POETIK SI KRONIKË MBIJETESE është shkrim i Zyrafete SHALËS, i cili shkrim është një vështrim mbi librin POEZI të Mustafë Xhemailit, botuar nga Shtëpia botuese DRINI, Ferizaj.

Revistën mund ta lexoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

NË NUMRIN MË TË RI TË REVISTËS ELEKTRONIKE HEJZA MUND TË LEXONI…